EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Skuka për trajnerin Gega, një tjetër sulmues rikthehet te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2025 | 8:23

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Skuka për trajnerin Gega, një tjetër sulmues rikthehet te Partizani

Partizani i këtij edicioni e ka nisur punën duke punuar për sulmin. Kështu, zyrtarizimi i Xhuliano Skukës për tri vitet e ardhshme pritet të pasohet nga transferimi i Vusal Isgandarli nga Boluspor.

Asistoi golin e vetëm të Partizanit në Europë, 17-vjeçari "blindon" vendin e titullarit te nënkampionët - SUPERIORE

Të dy këta sulmues kanë bërë mirë më parë në Superiore dhe shtojnë kualitetin në skuadrën e kuqe. Gazeta mëson ndërkohë se Oresti Rifa është rikthyer te Partizani pas huazimit te Hajduk Split. Klubi kroat nuk e ka aktivizuar kështu opsionin për të blerë kartonin e tij. Rifa nuk ia doli të tregojë aftësitë e tij në ekipin U-19 ku ishte huazuar.

Kjo edhe për shkak të dëmtimit të pësuar, që e la jashtë fushës së blertë. 18-vjeçari ka luajtur me moshat e Kombëtares shqiptare, ku edhe ka shënuar gola. Partizani e huazoi ndërkohë pikërisht në shkurt. Tashmë sulmuesi i krahut duhet të tregojë aftësitë para trajnerit Skënder Gega, pasi në atë pozicion të kuqtë kërkojnë të përforcohen. Talenti i Partizani ka fituar minuta vetëm në dy ndeshje me ekipin e parë.

Bëhet fjalë për Europën, kur Orges Shehi e aktivizoi rreth një vit më parë titullar ndaj Marsaxlok fillimisht. Më pas i dha minuta ndaj Iberisë në takimin e dytë, ndërsa Partizani u eliminua nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Debutimi i Rifës bëri bujë te Partizani në verën e kaluar. Kjo pasi sulmuesi e nisi duke asistuar golin e kryeqytetasve ndaj maltezëve të Marsaxlok. Skënder Gega do i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion fillimisht, edhe ata që vijnë nga akademia. Më pas do të mbetet për t’u parë, cilët do të vlerësohen më tepër prej trajnerit tropojan për të fituar minuta.

PANORAMASPORT.AL