EKSKLUZIVE/ Ish-mesfushori i Kombëtares pason Edlir Tetovën? Drejtori i Egnatias zbulon të vërtetën për trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 22:31

EKSKLUZIVE/ Ish-mesfushori i Kombëtares pason Edlir Tetovën? Drejtori i Egnatias zbulon të vërtetën për trajnerin e ri

Klejdi Zenelaj ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport”, sa i përket zërave për emërimin e Burim Kukelit si trajnerin e ri të Egnatias. Drejtori sportiv i kampionëve zbuloi se vendimi për pasuesin e Edlir Tetovës, do të merret pas përfundimit të sezonit dhe aktualisht asgjë nuk është e vërtetë për zërat që qarkullojnë.

tetova zenelaj guma

“Nuk kemi asgjë të vërtetë për asnjërin. Thjesht ne jemi në diskutime me shumë trajnerë, por vendimin final do ta marrim pas përfundimit të kampionatit.

Deri tani nuk kemi negociata, që quhen të avancuara, me asnjë trajner. Thjesht janë diskutime paraprake”, u shpreh Zenelaj për “Panorama Sport”.

Kukeli është aktualisht trajner i Zurih U-21. Ish-mesfushori i Kombëtares nuk ka drejtuar asnjëherë një ekip A deri tani.

ERMAL KUKA-PANORAMASPORT.AL