EKSKLUZIVE/ Goditje e bujshme nga Egnatia, braziliani i Flamengos transferohet te kampionët
Egnatia ka arritur marrëveshjen me Flamengon në Brazil, për të transferuar Ze Uelinton. “Panorama Sport” mëson se kampionët e Shqipërisë do të përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes me 21-vjeçarin brazilian.

Flamengo ka ruajtur 30% të të drejtave të kartonit në rast shitje nga Egnatia. Negociatat e kësaj lëvizje të bujshme janë udhëhequr nga vetë drejtori teknik i gjigantëve brazilianë, Hoze Boto. Vetë Uelinton ka luajtur gjashtë ndeshje me ekipin e parë të Flamengos.
Deri tani tek Egnatia dihen zyrtarisht dy transferime. Selmani dhe Hakobian, që pritet t’u shtohet edhe Ze Uelinton. Ky i fundit u bashkohet dy brazilianëve të tjerë, Fernando dhe Leo Melo.
Kampionët e Shqipërisë po përforcohen kështu vetëm me elementë jashtë vendit. Kujtojmë se në korrik do të përfaqësojnë vendin në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL













