EKSKLUZIVE/ Gentian Selmani refuzon rinovimin me Tiranën, arrin akordin me skuadrën tjetër të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2025 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Gentian Selmani refuzon rinovimin me Tiranën, arrin akordin me skuadrën tjetër të Superiores

Gentian Selmani nuk do të jetë më pjesë e Tirana. “Panorama Sport” ka mësuar se gardiani 27-vjeçar ka refuzuar të rinovojë me bardheblutë, teksa së fundmi ka arritur akordin me skuadrën e Teutës. 

selmani

Selmani iu bashkua bardhebluve në vitin 2023, ndërkohë që tashmë do të nisë një aventurë të re te “Djemtë e Detit”. 

Në të kaluarën veç, Tiranës dhe Laçit, portieri është aktivizuar edhe me Kastriotin dhe moshat e Partizanit.  

Gjithashtu ai numëron edhe 4 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa pritet të jetë një garanci për portën e durrsakëve. Në ditët e ardhme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i Selmanit te Teuta.  

PANORAMASPORT.AL