EKSKLUZIVE/ Gati largimi i ish-kapitenit bardheblu, shfaqet sërish në skenë te Tirana
Polonia Varshavë është ende në garë për një vend në “play off”, por në klub kanë nisur tashmë planet për sezonin e ardhshëm. Vendimet në “Konviktorska Street” po merren paralelisht me fundin e kampionatit, ku skuadra renditet e shtata dhe ka edhe tre raunde për të tentuar ngjitjen në “Ekstraklasa” përmes “play off”-eve.

Pavarësisht objektivave të mbetura në fushë, vera pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në skuadër. Klubi po përgatit një ristrukturim të përgjithshëm të organikës, ku disa lojtarë mund të largohen dhe të tjerë të afruar për të ndërtuar një projekt më konkurrues. Në këtë listë përmendet shpesh edhe Erjon Hoxhallari, i cili është një nga emrat më të mundshëm për t’u larguar.
Sipas “Transfery.info”, mbrojtësi i majtë shqiptar pritet të largohet nga Polonia si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon në fund të qershorit dhe deri tani nuk ka asnjë sinjal për rinovim. Hoxhallari iu bashkua klubit në vitin 2024 nga Tirana dhe në fillim pati rol të rëndësishëm, duke u bërë titullar i rregullt dhe një nga lojtarët më të përdorur në skuadër. E ardhmja e tij mbetet ende e hapur dhe nuk ka një vendim përfundimtar për destinacionin e radhës.
Nuk përjashtohet mundësia që Hoxhallari të vazhdojë karrierën në Poloni, duke përfituar nga eksperienca e fituar në kampionat, por gjithashtu një rikthim te Tirana është një opsion që mund të merret seriozisht në konsideratë, duke qenë se ai njeh shumë mirë klubin dhe ka pasur periudha të suksesshme më parë me bardheblutë.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













