EKSKLUZIVE/ Frikë nga gjykimi, Tirana nuk dëshiron dy arbitra! Bardheblutë i bëjnë kërkesë FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 10:02

EKSKLUZIVE/ Frikë nga gjykimi, Tirana nuk dëshiron dy arbitra! Bardheblutë i bëjnë kërkesë FSHF-së

Tirana nuk dëshiron që gjyqtarët Eldorjan Hamiti dhe Olsid Ferataj të caktohen nga FSHF në takimin me Teutën.dggf“Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare te bardheblutë se si lezhjani dhe patosaraku nuk kanë gjykuar mirë ndeshjet e fundit me bardheblutë dhe këta të fundit duan që t’i evitojnë këta arbitra, sidomos në sfidën me Teutën. Për këtë qëllim, klubi Tirana jo zyrtarisht i ka kërkuar FSHF-së që mos dizenjojë një nga dy gjyqtarët për sfidën me durrsakët. Tani gjithçka është në dorë të FSHF-së.

Ndërsa në takimet e fundit, Cjapi ka drejtuar dy herë këtë sfidë, më pas Yzeiraj Alla, Ferataj dhe Hamiti. Në fakt, dyshja ka qenë në derbin e fundit dhe ishte ajo që solli morinë e kartonëve të kuq. Përsa i përket Hamitit, ky i fundit e ka gjykuar një herë këtë sezon Tiranën, ndërsa katër herë të tjera ekipin e Teutës. Ferataj ka gjykuar dy herë secilën skuadër. Gjithsesi, qëndrimi i bardhebluve lidhet me arbitrimin në tërësi të gjyqtarëve ndaj Tiranës.

RRËMUJA E DERBIT – Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u ngjyros i kuq për shkak të kartonëve pas golit të Sembenesë, ku protagonist ishte Eldorjan Hamiti. Pas festës së Partizanit, Gudjufi provokon me shenja pankinën e Tiranës, ndërsa është Mici që çohet dhe replikon me të. Më pas plas sherri, përplasjet, goditjet e çdo lloji ku janë të përfshirë, veç Micit, Kozi, Mehmeti, Zeka, Taipi, Hoxha, Marku e stafet e dy ekipeve. Kaos dhe kacafytje nga çdo krah, ndërsa gjyqtari, zyrtarët e ndeshjeve dhe një pjesë e stafeve kërkojnë të qetësojnë situatën. Menjëherë pas qetësimit të situatës, Hamiti nis ndëshkimet. Kartoni i parë i kuq është për Micin dhe Markun. Shkon dhe ndëshkon me të kuq, Kozin, Ibraimi ndërhyn dhe i kërkon llogari për kartonët, por edhe ai merr të kuq.

Gjumsin e ndëshkon me të verdhë. Anësori e shan dhe Hamiti i tregon direkt të kuqin. Me të mbaruar me lojtarët e Tiranës, kthehet te Partizani. I kuq direkt për Taipin, më pas, Gudjufin dhe në fund nga stoli e merr Bytyçi, që pranon kartonin, ndërsa është Veselinoviç që e largon nga fusha. Pas shtatë minutash rrëmujë, rinis loja, me të dyja skuadrat që luajnë me 9 lojtarë secila. Gjithsej tetë të kuq të nxjerrë nga lezhjani, që masakron një Partizani-Tirana në shtesë. Në derbi, asnjëherë nuk kishte ndodhur që takimi të kishte kaq të përjashtuar, brenda 5 minutave.

OLSI AVDIAJPANORAMASPORT.AL