EKSKLUZIVE/ Flamurtari projekton rikthimin gradual të Lorenc Trashit, shiriti i kapitenit kalon te…
Lorenc Trashi rikthehet në Vlorë. Futbollisti ka vepruar si profesionist duke respektuar urdhrin e klubit që mban datën 24 Mars.
“Panorama Sport”, zbulon ekskluzivisht se kapitenin është rikthyer dhe dje ka dalë në stërvitje duke i vendosur në urdhrat e trajnerëve Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj. Por me një kusht… Trashin nuk do të stërvitet me grupin. Ai do të jetë i pranishëm në seancat përgatitore por do të stërvitet individualisht. Burime pranë klubit konfirmuan dje për gazetën se futbollisti është i pezulluar por gjatë kësaj kohe do të ndjekë stërvitje sipas programit të përcaktuar. Po ashtu si do të paraqitet në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe në çdo kontroll mjekësor të kërkuar nga klubi. Mosparaqitja ose moszbatimi i programit do të trajtohet si shkelje e mëtejshme kontraktore.
Në këto kushte kapiteni është përjashtuar përkohësisht nga ndeshjet zyrtare dhe nga stërvitjet e ekipit të parë”. Kjo masë ka natyrë të përkohshme dhe nuk përbën konstatim përfundimtar fajësie. Masa zbatohet deri në përfundimin e procedurës së verifikimit dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Por gjatë kësaj kohe lojtari detyrohet të respektojë detyrimet e konfidencialitetit dhe mos komunikimit me media pa autorizim, si dhe të mos kryejë veprime që dëmtojnë imazhin ose interesat e klubit në përputhje me kontratën. Gjasat janë që pezullimi ndaj Trashit të mos zgjasë shumë. Janë të gjitha shanset që ai të rikthehet në ndeshjet zyrtare si dhe ti bashkohet grupit në stërvitje duke u “falur” nga drejtuesit e klubit.
SHIRITI I KAPITENIT – Në mungesë të Lorenc Trashit i cili është i pezulluar përkohësisht nga aktivitetet e skuadrës, shiriti pritet ti rikthehet, atij që e ka mbajtur për një kohë të gjatë. Denis Pjeshka do të “rigradohet” kapiten. Shkodrani duket se e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe është i gatshëm. Kjo është një mundësi e mirë për Pjeshkën që pas një periudhe relativisht të gjatë mungese në formacion si titullar tashmë ta nis nga minuta e parë duke u llogaritur si “lider” që në ndeshjen e së premtes me Tiranën që luhet në Vlorë.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













