EKSKLUZIVE/ Eliminim i hidhur nga Kupa, presidenti Halili mendon largimin e…
Gugash Magani dhe Tirana mund të ndajnë rrugët që sot. “Panorama Sport” mëson se në klubin bardheblu pas ndeshjes kanë nisur të mendojnë se një ndryshim në skuadër mund të jetë i domosdoshëm.

Burime në klub bëjnë me dije se Halili ka testuar stafin drejtues si dhe këshilltarët për marrë një vendim përfundimtar. Vendim që mund të vijë që të mërkurën ose Maganit t’i jepet mundësia edhe në sfidën me Egnatian.
Trajneri ka drejtuar ekipin në 9 takime, duke marrë një fitore me Bylisin 4-0, më pas katër barazime rresht dhe tre humbje në kampionat si dhe një eliminim nga Kupa. Në total Magani ka marrë 7 pikë në tetë ndeshje. Skuadra është e nënta në kampionat, dy pikë nga fundi i tabelës. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Kujtojmë që Magani e mori Tiranën, pas humbjes së bardhebluve të Shkëmbit, pikërisht me rrogozhinasit.
PANORAMASPORT.AL













