EKSKLUZIVE/ Doçi: Vllaznia duhet të synojë titullin, ekipi duhet të jetë i përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht
Edmond Doçi, trajneri i Vllaznisë U21, ka analizuar për “Panorama Sport” humbjen e fundit të kuqebluve përballë Bylisit. Ish-mbrojtësi është ndalur në detaje te disfata ndaj ballshiotëve.
Në fjalët e tij ai thekson se dueli u vendos nga episode, ku mallakastriotët shfrytëzuan mundësitë. Ndër të tjera, Doçi thotë se ekipi duhet të tregojë mentalitetin e duhur për ndeshjet e ngelura dhe duhet të “shkundet”. E ndërsa ish-kampioni i vendit me shkodranët ka ende besim se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të fituar trofe në fund të edicionit.
Doçi, si e komentoni këtë humbje të fundit në kampionat të Vllaznisë kundër Bylisit?
Ekipet që luftojnë për kampion dhe “Final 4”, kanë mundësinë të bëjnë llogaritë. Tashmë po formohen skuadrat dhe ato të cilat do të përballojnë finalet e kampionatit. Duhet të bëhen zgjidhjet e duhura për të gjetur futbollistët e duhur dhe ata që mund të japin suksesin në fund. Skuadra ka gjëra për të korrigjuar për të ecur para dhe shpresoj që “masat” të merren që në ndeshjen e radhës.
Ndikuan episodet në këtë disfatë të kuqebluve? Gabimi i Bajramit ndoshta ndikoi në rezultatin e takimit. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe ekipi duhet të gjejë reagimin në situata të tilla. Po ashtu, Bylisi nuk ishte i rrezikshëm thuajse në asnjë situatë dhe goli i tyre erdhi nga një tranzicion negativ i Vllaznisë, që e gjeti skuadrën të papërgatitur. Një gabim në mesfushë që u shfrytëzua në maksimum nga kundërshtarët.
Pse skuadra nuk është aty ku duan në Shkodër dhe ku pritet?
Ekipi më duket se ka kaluar në “stresin” e “Final 4”, por duhet gjetur qetësia dhe mentaliteti i duhur. Futbollistët duhet të kenë mentalitetin për të zhvilluar një futboll sa më cilësor dhe që garanton. Sepse përndryshe do jetë e vështirë për të arritur suksesin në fund të sezonit. Po ashtu, edhe stafi teknik duhet të bëjë zgjedhjet e duhura dhe ta konkludojë skuadrën duke u besuar lojtarëve më në formë dhe atyre që mendojnë se do i shërbejnë edhe për finalet e kompeticionit.
Çfarë duhet të përmirësojë skuadra? Vllaznia duhet të bëjë sakrificat dhe përpjekjet e fundit, sepse janë javë finale dhe më të rëndësishmet e kampionatit. Ekipi duhet të ngrohë dhe të garantojë për të dhënë maksimumin, pasi tashmë asgjë nuk falet dhe çdo detaj vendos dhe bën diferencën.
Bëri diçka gabim stafi teknik? Për mendimin tim, ndërrimet në fillimin e pjesës së dytë ndoshta ishin të nxituara. Ekipi po funksiononte edhe me 10 lojtarë gjatë gjysmës së parë të fraksionit të parë të lojës. Ndoshta duhej pritur edhe pak për të bërë ndryshime, pasi skuadra i krijoi 2-3 raste në pjesën e parë. Dhe, nga ana tjetër, Bylis ishte i parrezikshëm, megjithatë këto janë vendime që i përkasin trajnerit.Pse skuadra nuk është aty ku duan në Shkodër dhe ku pritet? Ekipi më duket se ka kaluar në “stresin” e “Final 4”, por duhet gjetur qetësia dhe mentaliteti i duhur. Futbollistët duhet të kenë mentalitetin për të zhvilluar një futboll sa më cilësor dhe që garanton. Sepse përndryshe do jetë e vështirë për të arritur suksesin në fund të sezonit. Po ashtu, edhe stafi teknik duhet të bëjë zgjedhjet e duhura dhe ta konkludojë skuadrën duke u besuar lojtarëve më në formë dhe atyre që mendojnë se do i shërbejnë edhe për finalet e kompeticionit.
Pse skuadra nuk është aty ku duan në Shkodër dhe ku pritet? Ekipi më duket se ka kaluar në “stresin” e “Final 4”, por duhet gjetur qetësia dhe mentaliteti i duhur. Futbollistët duhet të kenë mentalitetin për të zhvilluar një futboll sa më cilësor dhe që garanton. Sepse përndryshe do jetë e vështirë për të arritur suksesin në fund të sezonit. Po ashtu, edhe stafi teknik duhet të bëjë zgjedhjet e duhura dhe ta konkludojë skuadrën duke u besuar lojtarëve më në formë dhe atyre që mendojnë se do i shërbejnë edhe për finalet e kompeticionit.
Do të jetë më e vështirë tashmë për Vllazninë? Kampionati është shumë i fortë dhe i “çuditshëm” në këto momente. Asnjë ekip nuk ka dalë nga gara kur jemi 3 javë nga fundi, sepse ishim mësuar rëndom në të shkuarën që një ose dy skuadra i “lanin” hesapet 10-11 ndeshje para përfundimit të kampionatit. Prandaj them se për Vllazninë do të jetë shumë e vështirë dhe skuadra duhet të jetë e mirëpërgatitur si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht.
Cilin trofe do të dëshiroje mes kampionatit dhe kupës?
Preferoj patjetër kampionatin, për shkak se mungon prej shumë vitesh. Por Vllaznia të synojë për të dyja deri në fund, meqë gjithçka është e hapur në çdo front. Objektivi i kualifikimit në kupat europiane do vetëm të zyrtarizohet. Duke qenë se objektivi minimal është arritur, skuadra ka detyrën tashmë të arrijë edhe më tepër dhe kjo është fitimi i trofeve.
Sërish Dinamo përballë në fundjavë, si e mendon një duel të tillë? Dinamo është kundërshtari i këtij sezoni deri tani për Vllazninë. Shumëçka do të vendoset ndaj tyre si në kampionat, dhe në kupë. Po ashtu besoj se kjo sfidë e kësaj jave mund të tregojë për forcën e secilës skuadër. Vllaznia duhet të futet në fushë për fitore, por edhe për të shfaqur një lojë bindëse dhe të tregojë se ka aftësi për gjëra të mëdha këtë sezon.
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













