EKSKLUZIVE/ “Bomba” e merkatos vjen nga Partizani, Albion Marku pranë firmës me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2025 | 23:45

EKSKLUZIVE/ “Bomba” e merkatos vjen nga Partizani, Albion Marku pranë firmës me të kuqtë

Albion Marku pritet të jetë lojtar i Partizanit për këtë sezon. “Panorama Sport” mëson se klubi i kuq ka mbyllur marrëveshjen e bujshme, për rikthimin e mbrojtësit të djathtë në kryeqytet.

Screenshot 2025-09-03 110625

Marku u kërkua nga disa klube të Superiores, por në fund zgjodhi “demat” për të vazhduar karrierën. Futbollisti me origjinë nga Mirdita ishte si okazion në këtë merkato, të cilin në fund e përfitoi Partizani.

24-vjeçari u aktivizua në edicionin e fundit me Giorin në Hungari. Te Partizani ndërkohë kujtohet për sezonin 2021/22 ku qëndronte si i huazuar dhe numëroi 39 paraqitje.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL