Postuar: Prill 18, 2025 | 22:16
Ekipi i pestë më i keq i historisë për golat e pësuar, mbrojtja e Tiranës fut… “ujë”
Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë kampionat, gjatë 34 javëve, ka pësuar 43 gola duke shënuar një rekord negativ. Konsiderohet ekipi i pestë më i keq i historisë për golat e pësuar.

Nëse Tirana e vitit 1947 ka pësuar 50 gola, kjo Tiranë ka pësuar 43 gola dhe është shtatë gola nga rekordi negativ absolut. Një skuadër që nuk po tregon veten në fushën e lojës, ku mbrojtja ka qenë pika më e dobët e saj.
Në fakt, bardheblutë mund të shënojnë rekordin e zi nëse pësojnë edhe shtatë gola të tjerë. Tirana duhet të themi së pëson 1.27 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli.
PANORAMASPORT.AL













