Egnatia-Partizani/ Rivaliteti i ri, njëra mori Superkupën e tjetra titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2025 | 20:27

Egnatia-Partizani/ Rivaliteti i ri, njëra mori Superkupën e tjetra titullin

Partizani ka qenë gjithnjë aty, por në vitet e fundit i është bashkuar edhe Egnatia. Klubi rrogozhinas i ka ngjitur shkallët shpejt dhe tashmë mund të themi se ekziston një rivalitet i ri mes këtyre dy ekipeve.

Finalja-e-Superkupes-Partizani-Egnatia-9-scaled-1-2048x1152-1

Gjithçka nisi në sezonin e kaluar në Superkupë, ku Partizani arriti të fitojë trofeun honorifik kundër rrogozhinasve në finale. Gjatë gjithë sezonit dy skuadrat shkëmbyen vendin e parë në renditjen e Superiores dhe në fund u ndeshën në finale, ku skuadra e Tetovës mori revanshin me një fitore vendimtare me gol të Ibrahimoglu, duke fituar titullin e parë kampion.

Këto dy momente mund të themi se kanë krijuar një rivalitet të ri mes këtyre dy klubeve, me Partizanin, që me siguri ende e ndien finalen e humbur dhe kërkon ta harrojë me sa më shumë fitore si ajo e fazës së parë. Por duhet thënë se në letër Egnatia vjen më favorite, për shkak se është ekipi më në formë, sa i përket rezultateve, por edhe organikës.

PANORAMASPORT.AL