Postuar: Qershor 18, 2025 | 11:24
Egnatia nuk di të ndalet, i merr klubit të Superiores fantazistin. Kishte më shumë se 4 vite në skuadër
Egnatia duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës.

Kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me Flamur Ruçin, i cili pas pesë sezonesh me fanellën e Bylisit, ka marrë vendimin për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Ai pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës së Tetovës në fazën përgatitore për ndeshjet e Championsit. Mesfushori me tipare të avancuara shihet si një përforcim me shumë peshë për rrogozhinasit që synojnë të bënjë hapin e madh edhe në arenën ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL













