Egnatia mbush arkën nga merkato, gati shitja e një të padiskutueshmi në janar
Egnatia nuk ndalet në merkato. Kampionët e Shqipërisë po punojnë intensivisht për të forcuar skuadrën dhe për të ruajtur statusin e tyre në Superiore, duke kombinuar lojtarë të rinj me përvojë dhe duke shitur ata që kanë marrë vlerësime të larta nga klubet e huaja.

Një nga emrat më të spikatur në këtë merkato është qendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli, për të cilin klubi kazak Aktobe ka bërë një ofertë shumë joshëse. 27- vjeçari, pjesë e Egnatias që prej 2023, është kthyer në lider të mbrojtjes rrogozhinase, dhe largimi i tij mund t’i pasurojë jo vetëm atë, por edhe klubin.
Përveç largimeve të mundshme, Egnatia po monitoron aktivisht tregun për përforcime në të gjitha repartet, sidomos në mesfushë dhe sulm. Trajneri dhe stafi teknik po përpiqen të gjejnë lojtarë që mund të sjellin menjëherë impakt dhe të mbajnë ritmin konkurrues të ekipit.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL













