Postuar: Prill 15, 2025 | 20:02
Egnatia la me pasoja Partizanin, dy lojtarë në garë me kohën te kryeqytetasit
Skuadra e Gegës pati probleme sa i përket dëmtimeve kundër Egnatias. Agim Zeka pësoi goditje dhe pati një dëmtim që në minutat e para të sfidës.

Dje ka kryer ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit, që do të caktojë edhe nëse mund të jetë gati kundër Bylisit, apo jo.
E ngjashme është edhe situata me Domgjonin, i cili pësoi një dëmtim muskulor. Nisur nga koha e shkurtër për rikuperim, vështirë se kjo dyshe do të jenë në dispozicion.
PANORAMASPORT.AL













