E papritur në merkato, Partizani e jep sulmuesin titullar te rivalët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 22:33

E papritur në merkato, Partizani e jep sulmuesin titullar te rivalët e Superiores

Arshonzh Bintsuka është larguar nga Partizani dhe do të jetë i Flamurtarit për pjesën e mbetur të sezonit. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për huazim të kongolezit, që ndeshjet e fundit është aktivizuar si titullar.

bintsuka

23-vjeçari luan në qendër të sulmit, edhe pse në tri ndeshjet e fundit është parë në krahun e djathtë. Te “demat” nuk kishte vend në qendër ku Toma, Skuka dhe Kontreras fitojnë minuta rregullisht.

Kontrata deri në vitin 2027 ka bërë që Bintsuka të mos largohet përfundimisht nga Partizani. Të kuqtë akoma shpresojnë se mund të përfitojnë financiarisht nga një shitje e mundshme.

Bintsuka nuk po kalonte një sezon të mirë, ndërsa u bashkua me ekipin e kuq në gushtin e kaluar. Në 14 ndeshje të Superiores dhe Kupës, goli për të ka munguar.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL