E paprecedentë! Klubi i Superiores kujdeset për mbijetesën, propozimi që Dinamo refuzoi i hap punë të tjerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 23:20

E paprecedentë! Klubi i Superiores kujdeset për mbijetesën, propozimi që Dinamo refuzoi i hap punë të tjerëve

Vora po zhvillon edicionin e parë të saj në Superiore, ndërsa edhe pse ka vuajtur deri tani duke qenë pa shtëpinë e saj, gjërat do ndryshojnë nga janari. Klubi është kujdesur që me marrëveshje gjatë fazës së dytë, të ndryshojë stadiumet me Partizanin, Teutën, Vllazninë dhe së fundmi Elbasanin.

Kategoria-Superiore

Ky është një rast i paprecedentë, me të cilin futbolli shqiptar do të përballet nga janari. Vora do luajë të paktën tetë ndeshje radhazi në shtëpi, pasi punimet në stadium janë drejt përfundimit.

Bëhet fjalë për fazën e tretë ku Vora synon të grumbullojë pikë të rëndësishme për mbijetesën. Deri tani mund të thuhet se Vora ka bërë mjaft mirë. Me 16 pikë në 15 javë, ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Dinamo ndërkohë ishte klubi i parë dhe i vetëm, që refuzoi propozimin e Vorës nga momenti që u ndoq kjo politikë. Diçka e pritshme, pasi Dinamo nuk ka një stadium të sajin. Asokohe Vora i priti dinamovitët në stadiumin “Arena e Demave” dhe u largua me humbje.

Axhenda e fazës së tretë për Vorën(nga janari):

Java 19/ Partizani – Vora, stadiumi i Vorës

Java 20/ Vora – Tirana, stadiumi i Vorës

Java 21/ Teuta – Vora, stadiumi i Vorës

Java 22/ Vora – Flamurtari, stadiumi i Vorës

Java 23/ Vllaznia – Vora, stadiumi i Vorës

Java 24/ Vora – Egnatia, stadiumi i Vorës

Java 25/ Elbasani – Vora, stadiumi i Vorës

Java 26/ Vora – Dinamo, stadiumi i Vorës

PANORAMASPORT.AL