E KRYER/ Fitoi gjysmë milioni euro pa luajtur, Redon Xhixha vendos për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 13:42

E KRYER/ Fitoi gjysmë milioni euro pa luajtur, Redon Xhixha vendos për të ardhmen

Redon Xhixha ka zgjidhur më në fund të gjitha dilemat sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi i Tiranës, pavarësisht ofertave që ka marrë në këtë periudhë me klube të ndryshme në Superiore dhe jashtë saj që kanë bërë propozime për të qenë pjesë e tyre, ka vendosur të qëndrojë në kryeqytet.

xhixha

Futbollisti mësohet se ka pranuar ofertën e fundit që i ka bërë klubi bardheblu, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me kryeqytetasit ku është një lider e jo rastësisht mban edhe shiritin e kapitenit.

Kësisoj, Tirana ka tashmë një futbollit shumë cilësor në repartin e avancuar me të cilin të hedhë bazat për rindërtimin e ekipit që pritet të ndodhë gjatë kësaj vere. Kurse për Xhixhën vjen një periudhë qëndrueshmërie pas dy vitesh me periudha mosaktivizmi, me të fundit në Algjeri që u mbyll me vendimin e FIFA-s në favor të tij, siç bëri të ditur “Panorama Sport”, duke i kaluar sulmuesit rreth gjysmë milioni euro rroga të padhëna nga algjerianët.

PANORAMASPORT.AL