E KRYER/ Firmos për 2 vite e gjysmë, kryesuesit e Superiores sigurojnë sulmuesin portugez me klauzolë të veçantë
Klubi i Egnatias duket se po lëviz në ditët e fundit të merkatos për të përforcuar radhët me lojtarë të cilët mund të ndihmojnë ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova që të mbrojë titullin kampion të fituar në dy edicionet e fundit radhazi.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Panorama Sport”, rrogozhinasit kanë tashmë akordin me një sulmues portugez, 23-vjeçarin Afonso de Oliveira Rodrigues. Anësori i djathtë i sulmit vjen nga radhët e Tondela, në elitën e futbollit portugez, ndërsa më parë ka luajtur edhe në skuadra si Famalikao dhe Paços Ferreira.
Futbollisti do të nënshkruajë për dy vite e gjysmë me kampionët në fuqi të Superiores, të cilët aktualisht kryesojnë renditjen bashkë me Vllazninë. Klubi i Tondela ndërkohë, ka ruajtur 50% të kartonit të futbollistit, për të përfituar nga një shitje e tij e mundshme në të ardhmen.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













