E ka përdorur edhe me të rinjtë, Kivu gjen skemën për sezonin e ri te Interi
Skema 3-5-2 është një kostum i bukur i përshtatur për Interin. Rrobaqepësi origjinal ishte Antonio Konte, i cili pas magjisë dyvjeçare të Luçiano Spaletit në stolin e Interit kishte bërë ndryshime.

Nga ana tjetër, Simone Inzagi kishte vazhduar rrugën e ndjekur nga trajneri i Napolit dhe pas tij Kivu, i cili pavarësisht se fillimisht kishte ide paksa të ndryshme preferoi të mos revolucionarizonte një formacion dhe një skuadër që kanë punuar gjithmonë për mirë apo për keq. Megjithatë, plani i trajnerit aktual të Interit parashikonte përfshirjen e një mesfushori shtesë muskuloz (Manu Koné) dhe një sulmues të aftë për të ndezur dritën kur skuadra të ish në ditë të errët (Lukman) do të vendoseshin në shërbim të dyshes Tu-La.
Por Kivu mendon ndryshe. Duke folur për revolucionet, e kaluara e trajnerit thotë se që nga ekipet e të rinjve, besimi taktik i rumunit do të ishte larg formacionit shabllon 3-5-2. Kivu e nisi rrugëtimin e tij duke u fokusuar në një 4-3-1-2 me U-17 dhe U-18, kaloi në 4-2-3-1 me U-19 dhe më pas u kthye bindshëm, te të rinjtë, në 4-3-3 klasik. Të njëjtin formacion ai përdori sapo arriti në Serie A me Parma, vetëm për t’u përshtatur me 3-5-2 për t’i dhënë pak më shumë soliditet një skuadre që duhej të arrinte shpëtimin.
E kaluara është e kaluara, por dogmat taktike shpesh nuk harrohen. Dhe kështu ato mund të kthehen në të ardhmen. Nëse të paktën disa nga emrat që qarkullojnë sot (Vikario, Muharemoviç, Solet, Palestra, Koné) do të mbërrinin nga tregu, Chivu mund të kthehej për t’u përshtatur me lojtarët e rinj. Dhe për t’u distancuar pothuajse 10 vjet larg 3-5-2 të Interit. Sidomos në mbrojtje, sepse Palestra te Kaljeri është mbrojtës por ka lindur mbrojtës i djathtë i pastër, sepse në anën tjetër të fushës Dimarko mund t’i kthehet rolit të tij origjinal disa metra më larg, sepse Muharemoviç, i konsideruar ndër alternativë perfekte të Bastonit në rast të goditjes së Barcelonës, është mësuar të luajë edhe në një linjë të përbërë nga katër interpretues.
PANORAMASPORT.AL













