Postuar: Mars 21, 2026 | 22:26
“E dua këtë lojë”, Kërnaja publikon foton epike nga… lavanderia
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, nuk ishte i disponueshëm në stol në duelin ndaj Teutës, teksa përfundoi duke e ndjekur ndeshjen nga dhoma e lavanderisë.

Ka qenë vetë Kërnaja që ka shpërndarë një foto në “Instagram”, duke ndjekur sfidën nga lavanderia e stadiumit “Niko Dovana” me mbishkrimin: E dua këtë lojë.
Kujtojmë që fillimisht trajneri i Partizanit ishte i pozicionuar në tribunën qendrore ku pati edhe përplasjes verbale me disa tifozë të Teutës.

PANORAMASPORT.AL













