E BUJSHME/ Teuta e Edlir Tetovës apo Ballkani? Esat Mala ndan përfundimisht mendjen për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 14:39

E BUJSHME/ Teuta e Edlir Tetovës apo Ballkani? Esat Mala ndan përfundimisht mendjen për të ardhmen

Esat Mala do të jetë lojtar i Teutës. “Panorama Sport” e raportoi ekskluzivisht lajmin më 8 qershor, ndërsa së fundmi ishte Ballkani që u mundua të prishë planet.

Esat Mala

Më parë edhe Egnatia kërkoi shërbimet e Malës. Ky i fundit u largua nga Vllaznia si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës.

Mala do e ketë eksperiencën e tretë në Abissnet Superiore. Më parë vishte edhe fanellën e Partizanit, ndërsa për herë të parë do punojë me trajnerin Edlir Tetova.

Teuta ndërkohë ka prezantuar deri tani Fangajn dhe Umejiegon. Mala do të jetë tjetër transferim i bujshëm, ndërsa edhe lojtarë si Bregu, Kallaku apo Lajthia kërkohen ndër të tjerë.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Ndizet merkato! Teuta e Edlir Tetovës “parakalon” Egnatian, pranë firmës me yllin e Vllaznisë

PANORAMASPORT.AL