E BUJSHME/ Mbledhje urgjente te Dinamo Zagreb, ish-trajneri i Partizanit shfaqet në skenë
Zoran Zekiç është si alternativë për t’u bërë trajner i Dinamos së Zagrebit, ndërsa Mario Kovaçeviç qëndron në prag të shkarkimit. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar nga Kroacia, që e përfshin ish-teknikut e Partizanit në listën ku ndodhen edhe Matjaz Kek, Jerko Leko, Igor Biscn, Albert Riera dhe Albert Kapelas.

“24sata” ka raportuar në Kroaci prapaskenat e bujshme për mbledhje urgjente. Zvonimir Boban, president i klubit, e kërkoi këtë mbledhje pas humbjes tronditëse me Istrën 1961.
Dinamo Zagreb kërkon të kthehet te titulli kampion, ndërsa kjo ndalesë e lë me 4 pikë më pak se Hajduk Split. Zoran Zekiç është pa ekip pasi e mbylli me Sarajevon në Bosnjë Hercegovinë.
51-vjeçari ka drejtuar më parë edhe Partizanin. Më te kuqtë ishte pranë kualifikimit në Europë gjatë vitit 2023, por u ndal në “play off” nga Astana.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













