E BUJSHME/ E duan drejtuesit, Bledi Shkëmbit i del emri larg Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2025 | 23:48

E BUJSHME/ E duan drejtuesit, Bledi Shkëmbit i del emri larg Tiranës

Struga është në kërkim të trajnerit të ri. Emri më i përfolur për klubin e Maqedonisë së Veriut është i Bledi Shkëmbit, që sipas “Sportmania” kërkohet nga drejtuesit.

BLEDI SHKEMBI

Shkëmbi vazhdon nën kontratë te Tirana, ndërsa e ardhmja mbetet në ajër. Rezultatet kanë bërë që bardheblutë ta kenë po ashtu në dyshim për edicionin e ardhshëm.

Struga e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Objektiv është rikthimi sërish në Europë dhe për këtë ndërtimi i skuadrës do vazhdojë nga trajneri.

Shkëmbi ia doli që të sigurojë mbijetesën me Tiranën përmes shumë vështirësive. Kujtojmë se bardheblutë janë aktualisht me pushime dhe vijojnë punën më 1 korrik.

PANORAMASPORT.AL