Postuar: Janar 31, 2026 | 8:19
Dy skuadra të kryeqytetit dhe një pretendente për titullin zbresin në fushë, njihuni me sfidat e sotme në Superiore
Superiorja rikthehet sot me 3 duele që luhen në orare të ndryshme.
Të parët që zbresin në fushë janë Vora me Flamurtarin të cilat do të luajnë që nga fillimi i orës 13:30. Një përballje e fortë është ajo mes Partizanit dhe Elbasanit, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren në ndeshjen që nis në orën 16:30. Sfida e fundit për ditën e sotme është mes Dinamos dhe Bylisit në orën 19:00.
NDESHJET E SOTME
VORA-FLAMURTARI (13:30)
PARTIZANI-ELBASANI (16:30)
DINAMO-BYLIS (19:00)
PANORAMASPORT.AL













