Dy shtyllat kryesore të Tiranës drejt rinovimit të kontratës, ja kur pritet të firmosen marrëveshjet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2025 | 8:47

Dy shtyllat kryesore të Tiranës drejt rinovimit të kontratës, ja kur pritet të firmosen marrëveshjet e reja

Florjan Përgjoni dhe Gentian Selmani pritet të rinovojnë kontratat e tyre me ekipin e Tiranës.TIRANAKapiteni i bardhebluve si dhe gardiani janë shumë pranë firmës me 26 herë kampionët e Shqipërisë. Përgjoni këto javë ka shprehur qëndrimin se do të qëndrojë në ekip, por me kushtin që të ketë një klauzolë, që nëse ka një ofertë nga jashtë, Tirana nuk do të bëhet pengesë për karrierën e tij. Kontrata e lezhjanit me Tiranën mbyllet në fund të vitit, por kapiteni bardheblu, duke parë edhe rrethanat e situatës mund të vazhdojë bashkëpunimin me bardheblutë.

Për bardheblutë ai është një nga lojtarët më stabël. Luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Me largimin e Najdoskit dhe Hoxhallarit ai është kapiteni i skuadrës. Sezonin e shkuar ishte lojtari më i aktivizuar në të gjitha kompeticionet si dhe ka disa trofe me bardheblutë. Tirana kështu garanton krahun e majtë. Edhe Gentian Selmani është shumë pranë firmës me bardheblutë. Gardiani ka luajtur titullar këtë sezon me Tiranën, duke qenë stabël në katërkëndor. Skuadra bardheblu është gati që t’i zgjatë kontratën. Portieri ka dy sezone te Tirana, por vitin e parë nuk luajti, pasi kishte këmbën e thyer, ndërsa këtë vit është titullari që ka luajtur çdo ndeshje. Edhe kontrata e Selmanit mbaron në fund të këtij sezoni.

FIRMAT – Para dy lojtarëve në fjalë janë edhe futbollistë të tjerë që kanë zgjatur marrëveshjen me bardheblutë. Para vitit 2025, Ermal Meta rinovuar me Tiranën. Klubi ka rinovuar kontratën me mesfushorin Ian Soler, një ditë para derbit me Partizanin. Mesfushori spanjoll u afrua në verë dhe ka bindur drejtuesit e stafin teknik. Duke parë rëndësinë e 29- vjeçarit për bardheblutë, është vendosur që të zgjatet bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL