Dy raste të diskutueshme për penallti, njihuni me moviolën e derbit Partizani-Tirana (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2026 | 8:17

Dy raste të diskutueshme për penallti, njihuni me moviolën e derbit Partizani-Tirana (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës nuk solli vetëm emocione dhe gola, por edhe disa episode të diskutueshme që kërkuan vëmendjen maksimale të arbitrave dhe ndërhyrjen e sistemit VAR. Në momente kyçe të sfidës pati pretendime për penallti dhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, gjyqtari mbajti të njëjtin standard në fushë.

bandicam-2026-02-15-16-48-06-206

Minuta e 12-të: Hjumën niset në shpejtësi, gjen në të majtën Isgandarli, i cili me një goditje spektakolare mposht Bekajn. Por anësori e sinjalizon në pozicion jashtë loje dhe më pas e konfirmon edhe VAR-i. Vendim i drejtë.  (VIDEO)

Minuta e 23-të: Kortez ndal një depërtim në të djathtën të Sidibe, duke devijuar topin në goditje këndi. Pamjet nuk janë të qarta, nëse mbrojtësi i Tiranës ka goditur edhe lojtarin e Partizanit. E dyshimtë. (VIDEO)

Minuta e 33-të: Të kuqtë pretendojnë për prekje topi me dorë në zonën e bardhebluve nga Ernest, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Vendim i drejtë i gjyqtarit, penalltia nuk ekziston, sepse topi ka rënë në kokë dhe më pas në dorë. Minuta e 70-të: Pretendohet për një prekje topi me dorë në zonë e Tiranës, më pas topi shkon te Haxhiu, i cili rrëzohet por gjyqtari e ndëshkon me të verdhë për simulim. Rast shumë i disktueshëm, pasi mund të ekzistojë penalltia. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL