Dy gola në 4 ndeshje, sulmi i Partizanit në ngërç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2025 | 20:24

Dy gola në 4 ndeshje, sulmi i Partizanit në ngërç

E kemi thënë vazhdimisht se Partizani ka mbrojtjen më të mirë dhe që pëson më pak se të gjithë në Superiore. Ama, sulmi nuk po shkëlqen.

partizani

Në të dyja kompeticionet Partizani numëron katër barazime radhazi. Fillimisht të kuqtë morën një rezultat 1-1 në derbin kundër Dinamos, për të kaluar më pas te dy barazime pa gola në Kupë dhe kampionat me Laçin dhe te ky i fundit 1-1 me Tiranën.

Në këto sfida sulmi i Partizanit ka arritur të shënojë vetëm dy gola, që janë shumë pak. Lojtarët e vetëm që kanë realizuar janë Sembene dhe Bintsuka, teksa të dy golat kanë ardhur në kohën shtesë, kur ekipi po i drejtohej humbjes. Përveç kongolezit, pjesa tjetër e sulmuesve duken në ngërç total.

PANORAMASPORT.AL