Dy dekada pas, ja kur ishte hera e fundit që Laçi binte nga elita e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 23:33

Dy dekada pas, ja kur ishte hera e fundit që Laçi binte nga elita e futbollit shqiptar

Skuadra e Laçit nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar, teksa e mbylli kampionatin në vendin e fundit, pas barazimit të regjistruar ditën e sotme në transfertë ndaj Vllaznisë.  

Laçi

Hera e fundit që kurbinasit binin nga elita, ishte ekzaktësisht para 20 vitesh, në sezonin 2004/05. Ndërsa në sezonin 2009/10 Laçi ka bërë pjesë në Kategorinë Superiore, deri në 2024/25.     

Kurbinasit kanë qenë faktor në këto sezone në elitën e futbollit shqiptar, duke rivalizuar denjësisht me të gjitha skuadrat, shto këtu edhe lojtarët e shumtë të talentuar që kanë dalë nga radhët e Laçit, duke dhënë një kontribut të çmuar edhe në Kombëtaren shqiptare.  

PANORAMASPORT.AL