Postuar: Shkurt 28, 2025 | 21:29
Duel delikat me Partizanin, Elbasani ka katër mungesa të sigurta
Ndaj Partizanit, verdheblutë do të vuajnë mungesën e sigurt të mbrojtësit Bledar Lila, i cili ka mbushur numrin e kartonëve dhe do i duhet që të bëjë një javë stop.

Nga ana tjetër, dihet që sulmuesi Arsen Lleshi ka humbur sezonin për arsye dëmtimi, ndërsa Esin Hakaj dhe Edon Hasani ende nuk mund të konsiderohen si të gatshëm për Gvozdenoviçin, për shkak se vuajnë nga dëmtimet.
Pjesa tjetër, për momentin duket e gatshme për sfidën me të kuqtë.
PANORAMASPORT.AL













