“Donim maksimumin”, Ribaj flet edhe për situatën e Morieros te Flamurtari: Kur njeriu është pa qejf, duhet t’i qëndrojmë pranë
Andi Ribaj ka marrë sot rolin e trajnerit te skuadra e Flamurtarit, ku largimi i Françesko Morieros është tashmë thjesht çështje zyrtarizimi. Ish-sulmuesi ka theksuar pas barazimit me Teutën se ekipi kishte kërkuar maksimumin, por pa ia dalë të merrte atë që shpresonte.

“Çdo pikë vlen shumë. E kishim përgatitur mirë, donim të merrnim maksimumin, por futbolli i ka të tre rezultatet brenda.
Ne e dinim që Teuta luante me 4-4-2 me dy 9 fals. Numri 10 i tyre zbriste poshtë për të prishur linjat e merrte topin. E kishim punuar gjatë javës, Boçi bënte një lëvizje çmarkuese poshtë dhe na hapi shumë punë. Gjatë pjesës së parë folëm në pankinë dhe u detyruam të bënim zëvendësim se mbrojtësi kishte marrë të verdhë e do ishte më e vështirë pastaj.
U munduam në maksimum, duhet të punojmë gjatë javës, për të rikuperuar gjatë javës gabimet që dalin në pah.
Gjatë ndeshjes ka shumë dinamika, e menduam në atë moment, për të pritur në zonën dy dhe mos zbrisnim më poshtë. Ti kapnim me kundërsulm dhe ta mbyllnim ndeshjen.
Moriero? Unë di që ai aktualisht është i pamundur. Kur njeri është pa qejf, duhet t’i qëndrojmë pranë. Kam komunikuar, për shëndetin, për ndeshjen. Nuk më takon mua të flas për këtë çështje”, tha Ribaj për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













