Dominim total i Vllaznisë, kuqeblutë i presin të pashqetësuar rivalët e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 14:01

Dominim total i Vllaznisë, kuqeblutë i presin të pashqetësuar rivalët e Teutës

Me duelin e radhës që luan në shtëpi ndaj Teutës, Vllaznia do kërkojë të rikthehet tek fitorja e po ashtu mbajtja e rekordit absolut të pikëve në ndeshjet shtëpiake. Kështu trajneri Martini do mundohet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, duke pasur parasysh se kuqeblutë do kenë dy mungesa të sigurta. Ku Krymi dhe Sala nuk do jenë pjesë e ndeshjes me durrsakët, kjo si pasojë e ndëshkimeve me kartonë, e në këtë mënyrë janë të pezulluar për këtë duel në kampionat.

vllaznia

Kështu nga porta do e nisë Pohls, me gjermanin që ka treguar rritje të nivelit dhe performancës së tij në javët e fundit, sidomos në duelet ndaj Dinamos dhe Partizanit. Në mbrojtje një rikthim i rëndësishëm është ai i Gurishtes, me zëvendës kapitenin e skuadrës që do i bashkohet dyshes Bajrami-Gjini. Në mesfushë dilemat janë më të mëdha për Martinin, kjo si pasojë e mungesave.

Aktualisht provat kryesore janë bërë me treshen QatoKallaku-Murataj, por nuk përjashtohet as edhe ndonjë ndryshim i momenteve të fundit. Ku emra si Tafili apo Dros mund të prezantohen nga minuta e parë në ndeshjen kundër Teutës. Nga krahët si zakonisht në të djathtë do të jetë Kastrati e ndërsa majtas pritet Jago, i cili nuk ishte titullar kundër Partizanit, pavarësisht se për brazilianin ka një rivalitet edhe me Hakajn. Në sulm do udhëheqë Bekim Balaj, që pas shpatullave të tija do ketë edhe mbështetjen e Malës. Kjo për të formuar dyshen e sulmit të skuadrës 9 herë kampione të vendit tonë.

PANORAMASPORT.AL