Do të bashkohet me skuadrën e re pas 14 gushtit, mësohet rroga e majme që do të përfitojë Baton Zabërgja për 4 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2025 | 21:36

Do të bashkohet me skuadrën e re pas 14 gushtit, mësohet rroga e majme që do të përfitojë Baton Zabërgja për 4 vite

Sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja, ka arritur akordin me klubin Ukrainas të Matalist 1925, ku pritet të firmosë kontratë 4-vjeçari, pas një sezoni të shkëlqyer në elitën e futbollit shqiptar. 

zabergjaaa

“GazetaBlic Sport” mëson se nga ky transferim Zabërgja do të përfitojë 1.4 milionë euro pa bonuse, për 4 vite. Pra plot 350 mijë euro në sezon (afro 30 mijë euro në muaj).  Një shifër relativisht e kënaqshme, për një futbollist që transferohet nga kampionati shqiptar.  

Gjithashtu bëhet me dije se Zabërgja ka kryer testet mjekësore me klubin e ri dhe do t’i bashkohet atyre pas 14 gushtit. Gjatë kësaj periudhe sulmuesi do të japë kontributin e tij me Dinamon.  

PANORAMASPORT.AL