“Djem dhe lojtarë shumë të mirë”, Daja i gëzohet fitores ndaj Partizanit dhe jo vetëm: Sot, pas shumë vitesh, me 99% Dinamo kthehet në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 19:30

“Djem dhe lojtarë shumë të mirë”, Daja i gëzohet fitores ndaj Partizanit dhe jo vetëm: Sot, pas shumë vitesh, me 99% Dinamo kthehet në Europë

Ilir Daja, trajneri i Dinamo, i është gëzuar fitores me dominim  në derbin ndaj Partizanit, por sidomos fakti se tashmë është thuajse e sigurt prania në “Final Four” e ndoshta në Europë e skuadrës së tij.

bandicam 2025-03-27 19-14-41-540

“Ajo që na jep besim për këtë ecuri është maksimumi që japin lojtarët. Sot kishim edhe më shumë mungesa, se u shtuan, Jonuzi ka sakrifikuar, se ka nxjerrë shpatullën dhe sot ka luajtur me fasho. Ky është elementi që na jep besim për atë që kemi bërë dhe vazhdimësinë. Sigurisht për maksimumin e lojtarëve, meritë për këtë ka presidenti Bardhi bashkë me drejtuesit që kanë krijuar këtë grup me djem shumë të mirë dhe lojtarë po aq të mirë.

Lorran? Besoj se është një dëmtim që na kushton shumë, se ai ka gjendjen më të mirë. Besoj është tërheqje e gradës së parë, që të mos bëhem kompetent, sipas bisedës me stafin mjekësor, për momentin nuk mund të themi çfarë grade është dëmtimi. Por duket që mund të jetë 10 ditë apo dy javë jashtë. Na shqetëson edhe Toli i cili doli me ndërrim të detyruar.

Sot ka qenë një kompleksitet veprimesh që ne bëmë shumë mirë. Pa motivimin maksimal të lojtarëe nuk arrihet asgjë. Sigurisht që ne e përgatitim ndeshjen edhe në raport me kundërshtarin, edhe me kontingjentin në dispozicion për të bërë më të mirën, edhe pse është në nivel paragjykimi. Por ajo që rezultoi sot ishte edhe vazhdimësia në lojë, se jo vetëm morëm tre pikët e arritëm fitoren. Besoj se me 99% sot, pas shumë vitesh, Dinamo është përsëri prezente në Europë. Por ajo që më kënaqi më shumë, është që lojtarët dhe manovra e mbështetjes, krijimi i superioritetit, lojtarët mbajtën një ritëm e krijuam personalitet se Partizani është ndër më të mirët në kampionatin shqiptar pavarësisht largimeve që ka patur.

Sigurisht nuk mund të mbash ritëm gjithë kampionatin sepse ne pothuajse kemi luajtur gjithmonë me gjysmë ekipi dhe duke qenë se do të kesh kaq shumë mungesa, duke e rikuperuar në manovër, ndonjëherë edhe lojtarët ,me ndryshime në rolet natyrale. Nuk mundet që të kesh një ritëm të lartë gjatë gjithë kohës me këto probleme në futbollin shqiptar, ne sot e kishim vlerësuar maksimalisht dhe ashtu si me Elbasanin, se aty përveç një goditje standarte që barazuan, ishte ndeshje e mirë se rreth 70 minuta luajtëm e dominuam. Ndërsa e sotmja për atë vazhdimësi, ishte sakrifica e lojtarëve për të mbuluar mungesat e rëndësishme që kemi patur dhe akoma më shumë sot në derbin me Partizanin.

Unë mbaj lojtarët që në 5 minutat e parë të ndeshjes në nxemje. Ajo që po diskutoja me stafin dhe ishte pjesa e dyshimit ishte fakti jo për futjen e Rufatit, por spostimin e Alijit në krah, kur e dimë që vetëm para dy ditësh ka bërë një 90 minutësh me Andorrën me ekipin kombëtar ku bëri mirë, pa harruar që tre ditë më parë kaloi sforcim duke pasur përballë Anglinë. Kjo ishte dilema, edhe për Alijin, nëse do të kishte energji për ta bërë në të majtë, edhe pse dihet që e ka bërë gjatë karrierës. Po kërkoja një zgjedhje të dytë, por më mungonte një lojtar për të kaluar me tre në qendër, ndaj u vonuam në ndërrimin e Lorran”, tha Daja për RTSh pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL