“Dinamon e gjeta me kokën poshtë”, Bruno Dita: Presidenti më tha se do të shkojmë për… “all in”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2025 | 21:49

“Dinamon e gjeta me kokën poshtë”, Bruno Dita: Presidenti më tha se do të shkojmë për… “all in”

Bruno Dita u shfaq tepër i lumtur pas triumfit që Dinamo arriti në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas duelit ku blutë triumfuan me penallti, futbollisti 32-vjeçar deklaroi.  

bandicam 2025-05-01 21-25-36-798

“Shyqyr erdha në momentin e duhur, erdha me këtë Kupë, ishalla po e shtojmë edhe me kupën tjetër. Këtu është shumë më lartë se në Maqedoni, prej fushave dhe stadiumeve. Dinamon e gjeta me kokën poshtë, presidenti më tha do shkojmë këtë vit për “all in”. Ishte insistimi i atij që erdha te Dinamo. Hapin e parë e kemi hedhur, tani të shikojmë për kampionatin, siç tha presidenti “all in”.  

Dihet që nuk jam në gjendjen time maksimale. Unë gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Futbollisti për këto ndeshje jeton”, deklaroi Dita. 

PANORAMASPORT.AL