Dinamo vazhdon stërvitjen, dy mungesa të rëndësishme për blutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2025 | 15:02

Dinamo vazhdon stërvitjen, dy mungesa të rëndësishme për blutë

Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij këto ditë kanë pasur në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar me Dinamon.

dinamo

Përjashtim bëjnë Naser Aliji dhe Baton Zabërgja, të cilët janë grumbulluar përkatësisht me kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.

Skuadra do të stërvitet në Arbanë dhe më pas në javën e ardhshme do të zhvendoset drejt Ohrit për të vazhduar fazën përgatitore në kushte optimale.

PANORAMASPORT.AL