Dinamo mund t’i shënonte më shumë Partizanit, Zabërgja: Është e rëndësishme që ka raste goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 19:54

Dinamo mund t’i shënonte më shumë Partizanit, Zabërgja: Është e rëndësishme që ka raste goli

Baton Zabërgja i dha fitoren Dinamos në derbi përballë Partizanit. Rezultati 1-0 mjaftoi për fitoren në javën e 31-të të Superiores.

bandicam 2025-03-27 19-53-00-831

Zabërgja deklaroi pas ndeshjes:

“Ekipi më ndihmon shumë, pa ta nuk do mund të performoja mirë. Ndihmojmë të gjithë njëri-tjetrin dhe në fund ia dalim.

Ka ndikuar grumbullimi me kombëtaren, të jesh me grupin me gjithato yje është nder dhe mund të mësosh çdo ditë diçka nga ato. E kam shijuar dhe kam mësuar nga ata.

Mungesat ndihen, jashtë të rëndësishme, si Itodo, Bregu, Maliqi, Bruno sepse janë të rëndësishëm. Secili që futet jep maksimumin se bën të mos ndihet mungesa dhe pse janë shumë të rëndësishme. Përshtatemi shumë mirë. Trajneri dhe ekipi më kanë ndihmuar shumë nga fillimi, shpresoj të ndihmoj në vazhdimësi me gola dhe asiste.

Është e rëndësishme që ka raste goli, ndonjëherë mungon përqëndrimi, ndonjëherë fati, por duhet të jemi më të qetë dhe të shënojmë ato raste që kemi”, u shpreh Zabërgja.

PANORAMASPORT.AL