Dilemat për stadiumin/ Sistemi “COMET” bën lëmsh Dinamon, e çon në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2026 | 22:21

Dilemat për stadiumin/ Sistemi “COMET” bën lëmsh Dinamon, e çon në Elbasan

Dinamo duket se ka gjetur qetësinë e munguar me stadiumet, megjithëse këtë sezon e ka ndërruar 3 herë. Blutë e nisën në Elbasan, për t’u rikthyer më pas në “Selman Stërmasi” dhe prej javësh, luajnë në “Air Albania”.

Dinamo Elbasan Arena

Por, në sistemin e Federatës duket se do të ketë sërish ndryshim pasi ndeshja me Vllazninë, është e paracaktuar të luhet në “Elbasan Arena”, megjithëse nga klubi i Dinamos, bëjnë me dije se ky është një gabim i Federatës duke qenë se sfida do të luhet në kryeqytet.

Fillimisht, Dinamo luan në mesjavë kundër Teutës në transfertë e më pas do të ketë në shtëpi ndeshjen me Vllazninë, me stadiumin që është ende pezull deri në këtë moment.

PANORAMASPORT.AL