Dilema të reja, Kërnaja ndryshon sërish formacionin e Partizanit. Elbasani ruan boshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 11:38

Dilema të reja, Kërnaja ndryshon sërish formacionin e Partizanit. Elbasani ruan boshin

Partizanit nuk i ndahen mungesat, as sot ndaj Elbasanit. Në anën tjetër ka edhe rikthime me peshë. David Atanaskoski, Diego Kontreras do të jenë në dispozicion të Oltijon Kërnajës, edhe pse gjasat janë që të vendosen në stol.

elbasani partizani

Xhuliano Skuka ndërkohë mbetet në dyshim. Tre futbollistë që janë ndikuar nga dëmtimet dhe pezullimet. Formacioni i sfidës me Vllazninë pritet të ruhet, me përjashtim të ndonjë ndryshimi si ai Albion Markut. Ky i fundit projektohet titullar.

Kështu dilema mbetet te Marjus Kola, i cili bëri mjaft mirë me Teutën dhe Vllazninë. Për këtë nuk përjashtohet mundësia që bashkë me Markun ta nisin nga minuta e parë. Mbetet për t’u mësuar se cili prej tyre do jetë më i avancuar në krahun e djathtë. Mbrojtja do të kompletohej nga Altin Bytyçi, Andi Janjeva dhe Paulo Buxhelaj. Ndërkohë, nëse Kola dhe Markuaë luajnë nga minuta e parë, duhet sakrifikuar një prej Hjumen, Ismailit dhe Mehmetit. Sulmi me Isgandarlin dhe Tomën do të mbetet i pandryshuar.

Screenshot 2025-11-28 113710

Pritet që edhe përballë Partizanit, Elbasani të zbresë në fushë me të njëjtin bosht titullar që ka përdorur në ndeshjet e fundit, duke mos prekur ekuilibrat në asnjë repart. Janaçek në portë, me mbrojtjen e përbërë nga Lila, Lulaj, Olberkis dhe Musta, ndërsa mesfusha pritet të nisë me Ibrahim dhe Manellarin në rolin e “dyshes së blinduar”.

Përpara tyre, Dialo, Loukili dhe Qose pritet të formojnë treshe kreative, të gatshme të mbështesin fazën sulmuese në sistemin 4-2-3-1 që trajneri ka konsoliduar. Dilema e vetme e stafit teknik lidhet me majën e sulmit, pas mungesës së detyruar të Tsague për shkak kartonash. Me shumë gjasa, roli i qendërsulmuesit do t’i besohet Ze Gomesh, ndërsa alternativa mbeten Lleshi dhe Ben Shimon, dy profile që mund të plotësojnë natyralisht këtë pozicion, në varësi të zgjedhjes taktike që do të kërkojë trajneri për sfidën ndaj të kuqve.

Screenshot 2025-11-28 113810

PANORAMASPORT.AL