“Dihet se Shehi…”/ Dinamo mposht Tiranën, trajneri Ilir Daja: Nga nesër do merremi me Partizanin! Ne kemi vështirësi
Dinamo e Ilir Dajës po funksionon sërish. Pas fitores në kampionat ndaj Vorës, mposhti sërish Tiranën në derbi. Kështu siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

“Kishim një ndeshje të dytë, pas atij gjysmëhapit të mirë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë. Kishim hedhur formacionin më të mirë që kishim në gjendje sepse Devi ishte me virozë. Kemi bërë një pjesë të parë goxha të mirë, të kontrolluar dhe me situata përpara portës. Në pjesën e dytë jemi munduar, duke qenë se ndeshje të ngjeshura, të bëjmë ndërrimet sa më shpejt. Na ka rënë pak cilësia e lojës sepse janë lojtarë që akoma nuk janë ingranuar në manovër. Gjithsesi, përballë Tiranës në dy ndeshje me këtë rezultat dhe kualifikim, është një gjë pozitive. Futemi në katër ekipet më të mira, për të vazhduar rrugëtimin edhe për Kupën.
Ajo që na bën të shkojmë me 3, është se i kemi 3 qëndrorë me goxha eksperiencë dhe të mira, si Dita, Andre dhe Aliji. Na jep mundësinë, që ne të ndryshojmë edhe brenda lojës sistemin. Ndonjëherë lexohet edhe kundërshtari, nuk është se kishim informacion më të plotë për Tiranën. Dihet se Shehi është ndeshja e dytë që drejton ekipin. Do na duhej që të merrnim informacion nëpërmjet lojës direkte. Një informacion që kishim marrë ishte vetëm ndeshja në Shkodër, por ndeshja në kampionat ndryshon me të Kupës. Është tjetër specifikë.
Informacioni që morëm ishte me Vllazninë, dhe Tirana e filloi lojën me 3. Pastaj në 25 minutat e fundit kaloi me 4. Ne nuk është se bëmë ndonjë stërvitje të detajuar, se shumë pak ditë kishim në dispozicion nga ndeshja e kampionat. Ajo që bëmë më shumë në këto pak ditë që kishim në dispozicion, ishte pjesa teorike me ekipin. Në momentin që Tirana do shfaqej në një formë apo tjetër, ne do përballonim me 2-3 ndryshime të manovrës, apo sistemit n lojë. Për të bërë atë që bëmë në pjesën e parë.
Besoj se nuk kemi miksuar të dyja, Kupa nuk të lë të mendosh më gjatë duke qenë me sistem eliminimi. Partizani ka shkuar me 120 minuta, por ditët pothuajse janë të njëjta. Ndeshja jonë luhet të hënën. Nuk është se kemi pasur mendjen te ndeshja e kampionatit, pavarësisht se e dimë që na pret një ndeshje tjetër derbi që është dhe po aq e vështirë. Duke filluar nga nesër do merremi me kundërshtarin dhe nuk do të mendojmë që kanë harxhuar energji. Në fund 30 minuta më shumë se ne, kemi luajtur në të njëjtën ditë. Është njësoj, për ne dhe Partizanin. Ndoshta për momentin kemi një kontingjent pak më të limitur, edhe ne kemi pak më vështirësi për të rikuperuar energjitë. Përdorim një grup prej 12-13 lojtarësh”, u shpreh Ilir Daja për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













