Postuar: Korrik 28, 2025 | 18:17
Dështon transferimi, futbollisti i Egnatias nuk do të largohet në Ukrainë
Zamiq Alijev nuk do të transferohet te Veres në Ukrainë. Egnatia është tërhequr nga negociatat siç raportohet jashtë Shqipërisë.

Alijev shfaqet si alternativë e rëndësishme për Egnatian në Ligën e Konferencës. Mbrojtësi ishte titullar ndaj Dinamo Minsk, ndërsa rrogozhinasit fituan 0 me 2.
Kështu pritet të aktivizohet edhe në vazhdim. Duke qenë se alternativat nuk janë të shumta në skuadrën e Edlir Tetovës, është preferuar qëndrimi i tij.
Egnatia do të përballet me Dinamo Minsk të enjten. Sfida e kthimit në Rrogozhinë do të vendosë se cila prej skuadrave shkon në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













