Derbi Tirana-Partizani tërheq vëmendje që tani, 350 euro për të parë ndeshjen në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2026 | 23:55

Derbi Tirana-Partizani tërheq vëmendje që tani, 350 euro për të parë ndeshjen në “Air Albania”

Muaji prill do të sjellë sërish derbin Tirana-Partizani, që është edhe i fundit për këtë sezon. Turistët e interesuar nga jashtë për këtë takim nuk do të mungojnë, ndërsa një paketë prej 350 eurosh është zbuluar në Holandë.

fanatics

Njoftimi përkon me dje, ndërsa axhenda është publikuar gabim. Kujtojmë se Tirana-Partizani është programuar më 25 prill(e shtunë), ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Planet janë për “Kings’s Day” që përkon me fundjavën që Holanda e kthen në festë për mbretin Uillem-Aleksandër. Po ashtu njoftohet që tre netë përfshihen në paketë, bashkë me qëndrimin në hotel dhe mëngjeset e përfshira. Mbërritja në Shqipëri është të premten e 24 prillit, ndërsa kthimi të hënën.

Screenshot 2026-03-29 150203

PANORAMASPORT.AL