Derbi Tirana-Partizani, mësohet kush do të jetë gjyqtari i “zakonshëm” i supersfidës delikate në “Arenën Kombëtare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 16:47

Derbi Tirana-Partizani, mësohet kush do të jetë gjyqtari i “zakonshëm” i supersfidës delikate në “Arenën Kombëtare”

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është gjithmonë një ndeshje e veçantë, por sot ka edhe një rëndësi shumë më të madhe, për shkak pozitave të dy ekipeve dhe nevojës që kanë për pikë. Kësisoj, edhe vëmendja ka qenë maksimale për këtë ndeshje, teksa FSHF ka caktuar përsëri një gjyqtar ndërkombëtar për ta drejtuar.

xhaja

Do të jetë Juxhin Xhaja ai i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim të rëndësishëm për ecurinë e dy skuadrave. Xhaja ka drejtuar edhe derbin e parë të këtij edicioni, por në ”Arena Kombëtare:” i cili u mbyll 0-0 dhe pa shumë polemika mes skuadrave sa i përket gjykimit.

Asistentët e tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtar i katërt është Florjan Lata. Sa i përket VAR-it, aty është caktuar Kreshnik Barjamaj, me Emanuela Rustën si asistente në AVAR.

PANORAMASPORT.AL