Postuar: Shkurt 13, 2025 | 23:58
Derbi Partizani-Tirana ka vëmendjen kryesore, Disiplina vendos që…
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF pritej të publikonte sot vendimet, për javën e futbollit që lamë pas.

“Panorama Sport” mëson se është vendosur që mbledhja të shtyhet për nesër, e premte më 14 shkurt. Vëmendja kryesore qëndron aktualisht te Partizani-Tirana.
Derbi në “Arena e Demave” prodhoi disa episode. Në fund kujtojmë se ishin 7 lojtarë që u ndëshkuan me karton të kuq.
PANORAMASPORT.AL













