Denoncoi mafien e tenisit, Marko Trungeliti arrin rezultat historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2026 | 20:36

Denoncoi mafien e tenisit, Marko Trungeliti arrin rezultat historik

Argjentinasi Marko Trungeliti është shumë pranë një momenti historik në karrierë. Në moshën 36- vjeçare, ai mund të bëhet tenisti më i vjetër që hyn për herë të parë në “top 100” të renditjes ATP.

Screenshot 2026-04-02 203558

Trungelliti siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Kamil Majchrzak në 1/8-at e ATP 250 të Marakeshit me rezultatin 7-6(4), 6-3, duke shpëtuar edhe një “set point” në setin e parë. Falë këtij suksesi, ai është ngjitur përkohësisht në vendin e 100-të në botë dhe mund ta konfirmojë këtë arritje nëse vazhdon ecurinë pozitive. Forma e tij është në rritje, pasi vetëm pak javë më parë fitoi një turne “Challenger” në Kigali, ndërsa rikthimi në nivele të larta konfirmohet edhe nga paraqitjet e fundit.

Karriera e tij mori një kthesë të fortë në vitin 2019, kur refuzoi dhe denoncoi një ofertë ryshfeti për manipulim ndeshjesh. Ky veprim çoi në dënimin e disa tenistëve, mes tyre Nicolas Kicker dhe Federico Coria, por i kushtoi vetë Trungellitit me stres dhe vështirësi në karrierë. “Nuk jam penduar kurrë”, është shprehur ai, ndërsa vazhdon të kritikojë strukturën e tenisit profesionist dhe tolerimin e fenomenit të manipulimit të ndeshjeve. Tani, pas viteve të vështira, ai e sheh veten mes 100 tenistëve më të mirë të botës.

PANORAMASPORT.AL