Postuar: Gusht 8, 2025 | 21:55
Dëmtimet te Partizani/ Tre të pamundurit e skuadrës
Jo vetëm Skuka dhe Martinez, që pritet të kthehen me fillimin e kampionatit, pasi Partizani ka të dëmtuar dhe Albers Kekon. Kështu aktualisht janë tre lojtarë të kontingjentit të “demave”, që i mungojnë Mladen Milinkoviçit.

Nga dita e sotme do të ketë në dispozicion Tedi Malajn, që ndërkohë ishte i angazhuar me Kombëtaren U-19. Kështu aktualisht nuk e ka të gjithë potencialin e Partizanit në dispozicion. Me përjashtim të Kekos, të tjerët pritet të rikuperohen për fillimin e kampionatit. Vetëm Keko, që u dëmtua në ndeshjen e Talinit, po vuan një dëmtim të rëndë që do e mbajë jashtë për kohë të gjatë.
PANORAMASPORT.AL













