Debati merr fund te Milani, projektohet rikthimi i bujshëm i legjendës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2025 | 20:01

Debati merr fund te Milani, projektohet rikthimi i bujshëm i legjendës

Tiago Silva është një opsion konkret për mbrojtjen e Milanit. Kuqezinjtë po kërkojnë për dikë me eksperiencë në stol, që do të jetë i gatshëm për të kontribuar kur ekipi të jetë në nevojë.

Screenshot 2025-12-04 200058

41-vjeçari del lojtar i lirë pas këtij muaji, pasi nuk ka rinovuar kontratën me Fluminensen. Madje “La Repubblica” tregon se në ditët e fundit ka pasur debat me palët që mbronin argumente të kundërta, por në fund ka triumfuar idea për të firmosur me të.

Bëhet fjalë vetëm për një huazim deri në fundin e sezonit. Mbrojtësi i qendrës nga Brazili, mban që tani statusin e legjendës. Nga Milani u largua në vitin 2012, ndërsa PSG bleu kartonin.

Mosha e tij bën që bashkëpunimi të llogaritet vetëm për 6 muaj. Në këtë mënyrë Tiago Silva mund të mbyllë edhe karrierën.

PANORAMASPORT.AL