Çudia më e madhe ndodh te Flamurtari, përjashtimi i Trashit dhe vlerësimi për kapitenin: Pjesë e tre më të mirëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2026 | 11:45

Çudia më e madhe ndodh te Flamurtari, përjashtimi i Trashit dhe vlerësimi për kapitenin: Pjesë e tre më të mirëve

Flamurtari vendosi që të përjashtojë dje Lorenc Trashin, pasi pretendon se shkaktoi me dashje penalltinë që i dha fitoren Bylisit në fund. Ky është edhe momenti më i çuditshëm i këtij sezoni te vlonjatët, që janë pretendentët kryesorë për të rënë nga kategoria.

trashi duke festuar ndaj lushnjes

Trashi ishte pikërisht futbollisti që asistoi për Bintsukën, që të kthehej baraspesha në minutën e 94-të. Më pas shkaktoi penalltinë dhe u largua me karton të kuq.

Çudia është se kapiteni rezulton të jetë lojtari më i vlerësuar i Flamurtarit, sipas statistikave të “Sofascore” për këtë sezon. Nota e tij mesatare është 7.30, ndërsa me 7.31 qëndron Fernando i Egnatias dhe me 7.51 është Dejvi Bregu në krye të listës.

Për të gjetur sërish një pjesëtar të Flamurtarit në këtë listë, duhet të kalojnë 20 lojtarë. Igor Aleksovski me 7.06 dhe Erald Maksuti me notën mesatare 7.03 janë ndjekësit e Trashit nga Flamurtari.

d1e371b4-5bba-40de-9374-2732a139a6a5 (1)

PANORAMASPORT.AL