Postuar: Nëntor 30, 2025 | 17:34
Çudia me axhendën për ekipin pretendent, FSHF zyrtarizon ndeshjen e pamundur
Këtë javë është rezervuar përballja Bylis B-Partizani B, që janë pretendentë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. FSHF e ka zyrtarizuar axhendën për të dielën, në orën 13:00 te stadiumi “Adush Muçaj”.

Diçka e tillë është e pamundur. Kjo pasi për të dielën, në orën 13:30, ekipi i parë i Bylisi do të presë Teutën në të njëjtin stadium. Sfida do të jetë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores.
Kështu nëse nuk do të ketë ndryshim të ditës, kur Bylis B-Partizani B do të luhet, atëherë duhet të ndryshojë stadiumi.
AXHENDA ZYRTARE
7 dhjetor
Ora 13:00
Bylis B – Partizani B, stadiumi “Adush Muçaj”
Ora 13:30
Bylis – Teuta, stadiumi “Adush Muçaj”
PANORAMASPORT.AL













