Çfarë po ndodh me Partizanin? Të kuqtë po bëjnë edhe më keq se në periudhën më të errët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2026 | 13:42

Çfarë po ndodh me Partizanin? Të kuqtë po bëjnë edhe më keq se në periudhën më të errët

Partizani ka surprizuar në fazën e katërt duke humbur plotësisht identitetin. Pasi mposhti Dinamon dhe u vendos në zonën “Final Four”, çdo gjë ndryshoi për keq.

Screenshot 2026-04-26 134232

Ekipi i Kërnajës numëron vetëm 3 pikë në fazën e katërt, që vijnë nga tre barazime në gjashtë ndeshje. Kjo ecuri është edhe më e keqe se ajo e fazës së parë. Atëherë kur Partizani nën drejtimin e Mladen Milinkoviç regjistroi 4 pikë në gjashtë javë dhe po kalonte periudhën më të errët të sezonit.

Ecuria e gjashtë javëve të para solli dhe shkarkimin e Milinkoviç. Tashmë, të kuqtë rrezikojnë të dështojnë gjithë sezonin.

Aktualisht është Dinamo që e gëzon vendin e katërt me pikë të barabarta, falë avantazhit në përballjet direkte me Partizanin. Ekipi i Ilir Dajës ka po ashtu mundësinë, që të shkëputet pasi do luajë sfidën e saj me Flamurtarin.

PANORAMASPORT.AL